Breshëri në PD, të shtëna në PS dhe zhurmë- heshtje në Prokurori
Nga Artur Llana /
Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka qenë i pranishëm në analizën vjetore të prokurorisë së rrethit Durrës. Prania e tij në këtë analizë është e natyrshme aq më shumë që bëhet fjalë për një rreth ku krimi lind jo vetëm nga rruga po dhe nga maunet e ngarkuara apo botet e naftës e trau i doganës.
Prania e kryeprokurorit ka tërhequr të gjithë median atje, ndërsa deklarimet e tij në këtë analizë, kanë tërhequr të gjithë vëmendjen natyrisht aq sa mund të thuhet në një analizë prokurorie për median.
Unë do të ndalem në dy momente sinqeriteti ose përgjegjësie që prokurori është shprehur në këtë analizë, përpos arritjeve, rezultateve, shifrave apo edhe të tjera fjalive rutinë që i ndërrojnë vetëm vitin nga ata që janë drejtues.
*Së pari prokurori është shprehur se ka një rritje të krimit në vend dhe kjo kur del nga goja e tij është jo më lajm po një shqetësim që duhet të na bëjë të gjithëve të vëmë duart në kokë. "Nuk e kam fjalën këtu kur policia thotë se po ulet kriminaliteti dhe prokurorit thotë se po ngrihet".
Natyrisht që brenda të dyja palët mund të kenë efektin e politikës që i merr peng institucionet tona shpejt, fjalën e kam tek sinqeriteti i z. Llalla që deklaron se krimi na ka kapur.
Për tetë vite me radhë ajo që është përmendur më shpesh ka qenë korruptimi i administratës, lidhjes se saj me krimin dhe sidomos ngritja e një rrjeti biznesi, i cili kishte lidhje me politikën dhe mbrohej me ligj nga administrata.
Nëse kjo është thënë edhe nga shumë organizma ndërkombëtarë dhe madje edhe nga ish opozita atëherë ; çfarë po ndodh në këtë vend ku kanë ndryshuar vetëm drejtorët. Durrësi ka afërsisht rreth 40 drejtorë! A është ndonjëri prej tyre në ndjekje penale apo në hetim nga prokuroria?
Natyrisht që jo!
Sistemi me të cilin kanë funksionuar drejtorët ka qenë një rrjet i ngritur mirë me pengmarrje dhe joshje dhe natyrisht askush nuk mund të denonconte. Tashmë që kanë ikur vetëm ata të 40, pjesa e tjetër e atij sistemi është atje, padashur, duke menduar se po mbjanë vendin e punës, po në fakt ata janë autorët në vendin e krimit. Ata janë atje jo se është rritur kriminaliteti, po se ata që i mbron ligji i partisë për vendin e punës janë “qitësit”
Asnjë drejtor nuk ka bërë qitje vetë, thjesht ai ka kthyer institucionin në një "luginë pushkatarësh", që viktimat kanë qenë ose të mënjehershme ose dhe që po duken tani. Thjeshtë tani atyre ose po ju dëgjohet “krisma”, ose po ju gjendet paçavuret që kanë bërë në institucione.
* Në të dyja rastet kjo po pjell krim o për lekët e dhënë o për lekët e marrë, o për pronat e tjetrësuara o për pronat e grabitura!
* Së dyti kryeprokurori ka bërë një apel për denoncimin e medias, për faktet që ajo jep dhe aq më shumë për marrjen parasysh të këtyre denoncimeve nga prokuroria.
Personalisht kam qenë i gatshëm gjithnjë edhe për faktin se me prokurorinë dhe gjykatën kam një histori 8 vjeçare, por këtë radhë dyshoj përsëri në sinqeritetin e prokurorit.
-Dyshoj pasi e gjithë kupola drejtuese e drejtorëve për tetë vite ka bërë marrveshje me prokurorinë, këto fakte nuk mund t’ja japë njëherë, aq më shumë që kjo prokurori është përdorur politikisht. Unë do ta besoja këtë deklarim të prokurorit kur të shihja prokurorët të më kërkonin faktet për Eduard Ndreun, Doklead Ademin, Filip Gjoncin e tjerë. Atëherë radha nuk ishte për të folur prokurori politik po prokurorët që duhet të bëjnë thjeshtë vetëm detyrën, detyrë që deri tani e kanë bërë si ato vartësit e drejtorëve që kanë bërë “qitje”. I gjithë ky proces ka dhe një fatkeqësi të madhe se ndërsa nga PD-ja për tetë vite është bërë bresheri për të vjedhur dhe abuzuar, denoncimet nga PS aktualisht janë të shtëna që kam frikë se do të bëjnë zhurmë heshtje në prokurori.

No comments:
Post a Comment