Friday, February 28, 2014



Weather for Tirana, Albania
Today
RAIN
13° 
Sat
MOSTLY_CLOUDY
16° 
Sun
CHANCE_OF_RAIN
13° 
Mon
CHANCE_OF_RAIN
12° 






Mit’hat Mema, rektori i fundit komunist dhe “ukrainas”



Nga Artur Llana / 
Në universitetin e Durrësit ka plasur peshku! “Peshqit” vazhdojnë në fakt të rrijnë në zyra me kondicioner dhe nën shoqërinë e sekretareve me minifunde, kur duhet të ishin ato në pranga. Sinjali është dhënë dhe tashmë janë dhjetra fakte që prokuroria duhet të arrestojë Mit’hat Memën, sekserin politik të Igli Carës që universitetin e ka kthyer në seksion të PD-së. 
Tre muaj më parë gazeta “Bulevard” ka bërë me dije  se po hetohet në univeristetin e Durrësit, se KLSH do të zbarkojë dhe se shkeljet janë aq brutale sa që rektorit nuk duhet t’i mbahet goja po këmbët. Dy ditë më parë prokuroria, për koiçidencë edhe me shkrimin e gazetës para disa muajsh, ka bërë  detyrën duke hetuar abuzimin dhe korrupsionin në këtë universitet. 
Po çfarë ndodh në këtë vend që vazhdon të jetë komunist dhe komunistizimin e kanë në gjak ata që hiqen si demokrat? Asgjë më shumë se sa të kesh rektor Mit’hat Memën.  
Kur  ke nën varësi 250 pedagogë natyrisht që të lind e drejta të jesh komod para hetimit të prokurorisë nëse je i pastër dhe i sinqertë. Po kur prokuroria heton dy pedagogë dhe lëshon një fletë arresti për to dhe gjykata i lë në burg, nuk ka turp më të madh kur një rektor bën organizime studentësh  të tipit  “lironi bijtë tanë”.
 Personalisht jam i bindur që në atë universitet duhet të arrestohen me dhjetra pedagogë, jo se kanë dalë në miting  të PD, jo se kanë kanë krijuar bindjen se ai është univeristeti i  Igli Carës, as edhe për listën e  pedagogëve që ai i ka dhënë rektorit për t’i punësuar, aspak, thjesht që ai është  universiteti i batakçinjve, i njerëzve amoral, i  njerëzve abuzivë, të  korruptuar dhe që është streha e atyre  që edhe me preçedent penal kanë gjetur vend punësimi. 


Rektori i Universitetit të Durrësit është njeriu i fundit komunist në drejtimin e tij pas  ikjes së  Kukelit. Aq komunist është ky rektor saqë kërkon të krijojë skenarë të tipit kosovar, thjeshtë për  bashk-egiztencën që ka pasur me këta të fundit. 
 Ne për fat të mirë jetojmë në një vend që komunistizimi juaj nuk mund të iki me doktoratura perendimore. 
* Ju duhet të jepni llogari për tenderat që keni firmosur,
 për pedagogët që keni marrë në punë me precedent penal, të shkarkuar nga universitete të rretheve të tjera,
 *duhet të jepni llogari për politizimin e universitetit,
 *duhet të jepni llogari si ukrainasi i fundit që në Shqipëri të mos ketë skena pasardhësish komunistë.


No comments:

Post a Comment