Friday, February 28, 2014



  • Shorti/Juve-Fiore, Sevilla-Betis, Tote-Benf e Porto-Napoli

    Posted:Thu, 27 Feb 2014 22:33:24 +0000
     shorteuPerplasje derbi spanjoll dhe italian ne Europa Legue. Juventus shortohet me Fiorentinen dhe Betisi me Seviljen. Por perplasje te tjera jane edhe Porto-Napoli dhe Totenham-Benfika. Mesohen edhe perplasjet e Europa-League, faza e 1/8 pas mbarimit te 16 ndeshjeve te sotme. Bie ne sy perplasja e derbit seviljan ne Spanje, ku Betis do perballet me Sevillan. Ne nje rast te ngjashem me pare ka kaluar skuadra e Sevillas me rezultatin 4-0. Ndeshjet e vajtjes jane me 13 mars dhe kthimi nje jave me pas, 20 mars. Ne takimet e tjera bien ne sy Porto-Napoli, Juventus Fiorentina, Totenham-Benfika.

    Ja çiftet:
     Sevilla-Betis
    Alkmar-Anzhi
    Ludogorets-Valencia
    Porto-Napoli
    Lyon-Vitoria Plzen
    Totenham-Benfika
    Bazel-Salsburg
    Juventus-Fiorentina

Si të parandaloni bombat me celular në makinë

bomb-defenseSulmet terroriste mund të ndodhin kudo dhe në çdo kohë. Por me shume situata mbetet e frikshme ne vendin tone, ku qe prej muajit shtator regjistrohen 30 shperthime tritoli te vendosura ne automjete, me shume te vrare e te plagosur dhe te prekur psikologjikisht. Ato zakonisht vrasin dhe shkatërrojnë, dhe janë tepër të vështira për t’i parandaluar.
Tani, shkencëtarët që punojnë për NATO-n kanë zhvilluar një sistem për të frenuar makinat-bombë. Teknologjia është e bazuar rreth dërgimit të një impulsi elektromagnetik, ose IEM, i cili nxjerr pajisjet elektronike jashtë funksioni. Një makinë nuk mund të duket si një pajisje elektronike, por, në fakt, është e mbushur me pajisje elektronike dhe, natyrisht, përdor një bateri të madhe. Kur goditet me një IEM, makina humbet fuqinë dhe shoferi nuk mund të bëjë asgjë në lidhje me situatën.
bombShkencëtarët kanë vendosur prototipin e pajisjes në pjesën e prapme të një makine, Jeep Grand Cherokee, për të demonstruar efektivitetin e saj. Gazetari është duke ndjekur “objektivin” e tij, por ai nuk mund ta arrijë atë – për shkak se makina fillon të humbasë fuqinë, falë pajisjes.
Shkencëtarët gjithashtu tregojnë se IEM mund të punojë edhe kur makina është në lëvizje dhe mund të përdoret për të ndaluar mjetet ujore – të tilla si kontrabandistët dhe piratët e detit.
Me poshte video
http://www.youtube.com/watch?v=56veH8-KbEM

No comments:

Post a Comment